Dashuri dhe seks > Ndarja

Si ta harroni maskarain që ju theu zemrën në vetëm 5 hapa

Zemra mund të jetë bërë për t’u thyer ose jo, por ndarjet sërish mbeten të vështira. Duhen 11 javë për të ndjerë përfitimet e një ndarjeje sipas një studimi në Gazetën e Psikologjisë Pozitive. Po si t’ia bëjmë pa lëshuar veten në netë të gjata dëshpërimi. Ja këshillat më të mira, të provuara shkencërisht, që do t’ju ndihmojnë të fluturoni të lira  pas ndarjes.

Emocionohuni

Qani. Pak, shumë, ose gjithë lumin e Justin Timberlake. Kur një lidhjeje i vjen fundi i hidhur, është e rëndësishme të dini çfarë nuk shkoi mirë dhe nëse do t’ju duhet ta nxirrni sikletin me të qarë. Të qarët të ngrenë shpirtërisht dhe studime të ndryshme kanë provuar se duke menduar për ndarjen, shëroheni më shpejt. Ata njerëz që marrin gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar rreth ndarjes ndihen më pak të vetmuar dhe e kanë më të lehtë të ecin përpara.

Ndërprisni kontaktet

Mos u sorollatni nëpër llogaritë e tij në rrjete sociale për të parë çfarë hëngri për drekë apo ku shkoi në mbrëmje. Fshijeni nga çdo rrjet sociale: Facebook, Instagram, Tëitter, Pinterest, gjithçka! Një studim i 2012-ës zbuloi se në 464 pjesëmarrës, ata që vazhdonin të ishin miq në Facebook me ish-in kishin nivele më të larta stresi dhe kishin ecur më pak përpara. Dëshironi që ai bastardi që kishit për të dashur t’ju ndalojë të rriteni si njeri? Nuk mendojmë kështu.

Flisni, flisni, pastaj flisni me dikë tjetër

Dërdëllitini shoqes së ngushtë, gjinekologes, estetistes, kujtdo. Duke i mbajtur gjërat për vete do ta zgjasni problemin më shumë. Jepini të gjithëve ndjesitë pas apokalipsit, derisa të mos ju durojnë dot më. Atëherë do ta kuptoni që ka radhur koha të gjeni një bukurosh të ri. Një studim tjetër zbuloi se ata njerëz që krijonin lidhje të reja pas një ndarjeje ishin më të lumtur se ata që qëndronin single.

Kujdesuni për veten

E kemi thënë e stërthënë, por është shumë i rëndësishëm. Shkoni në një udhëtim, bëni ecje të gjata ose filloni një kurs gatimi. Gjithçka do t’ju bëjë më të lumtur.

Shkruani

Jo domosdoshmërisht të bëni këngë si Adele, apo të shkruani çfarë plehre ishte ai që ju tradhëtoi, por mund të shkruani si ndiheni. Nxirrni gjithçka. Kështu reduktoni stresin, ankthin dhe zgjidhni problemet me më shumë efikasitet. Sepse jeni vajza të zgjuara!

Artikuj të ngjashëm