Dashuri dhe seks > Sex

Gjëja surprizuese që po përdorin gratë për të përmirësuar jetën seksuale

Me siguri keni dëgjuar njerëz t’ju thonë se pirja e barit e bën seksin të duket fantastik dhe me siguri keni menduar se janë njerëz të varur dhe nuk e kanë idenë se çfarë po flasin. Por një studim i fundit tregon se ata e dinë mirë çfarë thonë.

Studimi i HelloMD, një platformë dixhitale e kujdesit ndaj shëndetit në Kaliforni, zbuloi se 14% e pjesëmarrësve përdornin marihuanën për të përmirësuar jetën e tyre seksuale. Jo vetëm kjo, por gratë janë më të gatshme ta provojnë dhe pranojnë se e bëjnë diçka të tillë.

Ekspertja e shëndetit, Jennifer Wider nuk habitet aspak që njerëzit e përdorin marihuanën për një jetë seksuale më të kënaqshme. “Disa njerëz besojnë se i ngre humorin, i largon shpërqëndrimin, njësoj si alkooli dhe i stimulon dëshirën për aktivitet seksual,” tregon ajo.

Terapisti i seksit Ian Kerner shpjegon se marihuana ul nivelin e ankthit tek shumë njerëz dhe mund t’i ndihmojë për të ardhur në qejf, madje dhe për të arritur në orgazëm. “Unë punoj me burra që kanë patur më shumë sukses me marihuanën sesa me Viagra-n për të ruajtur ereksionin,” tregon ai.

Megjithatë efektet e marihuanës nuk janë gjithnjë pozitive. Ka të tjerë që u bie dëshira për seks dhe thjesht nuk kënaqen dot. Të tjera arsye pse njerëzit konsumojnë bar ishte për t’u relaksuar, për të ngritur humorin, për të fjetur gjumë dhe si zëvendësues i alkoolit.

Burimi: Women’s Health

Artikuj të ngjashëm