E dimë, dasmat janë të lodhshme, rraskapitëse. Dhe jo rrallëherë e kemi pyetur veten ku e gjejnë çiftet e të sapomartuarve energjinë për të kaluar një natë të zjarrtë në 6 të mëngjesit pasi janë djersitur dhe tharë 20 herë brenda natës, me këmbët e gjakosura, makeup të shkatërruar dhe shikim të turbullt nga gjithë alkooli që i ka mbajtur në këmbë deri në atë orë.
Nëse deri tani mendonim se duhet të ishte një forcë e mbinatyrshme, një ëngjëll që vinte mbi krevat dhe i jepte të gjithë pasionin e nevojshëm, ia kemi futur kot. Në fakt qenka e tmerrshme! Vajza e djem i janë drejtuar Facebook-ut të Anabel për të treguar eksperiencat e tyre natën e parë të martesës dhe më shumë sesa seks për qejf, tingëllon si seks për hall.
Ky mund të jetë i vetmi çift me këmbë në tokë, që nuk e pa aspak të arsyeshme të torturonte veten pas gjithë lodhjes së dasmës. Dhe të nesërmen ia vluan festës private.
“Unë jam martuar para 4 vitesh. Dasmën e kisha të dielën në darkë kështu që pasi mbaroi darka ikëm ne shtëpi dhe normal si të këputur u shtrimë dhe kemi fjetur gjumë gjithë ditën deri në orën 5 të pasdites. Pasi u zgjuam dolëm nga dhoma vetëm me një përqafim dhe pimë një kafe sa të na hapeshin sytë. Normal ishim vetëm në shtëpi kështu që pas kafesë që na dha shumë energji u futëm te dy ne dush. Pasi bëmë një dush me ujë të ftohtë hymë në vaskë dhe filluam të ledhatoheshim dhe të putheshim. Pastaj dolëm nga vaska dhe e bëmë një herë të fortë mbi lavatriçe e cila në ato momente ishte në procesin e centrifugës. Dolëm nga dushi dhe direkt përfunduam duke u puthur në krevat. Atë natë e mbaj mend se kemi ndenjur deri në 4 të mëngjesit duke bërë dashuri herë sensuale dhe herë shumë të egër sa na dridheshin këmbët. Atë natë unë për vete kam arritur të prishem 7 herë, kurse herën e tetë e kam lënë në mes se nuk kisha më bateri ta përfundoja, nuk më mbanin këmbët. Ka qenë një natë e paharruar.”
‘Të tmerrshme’ e cilëson vajza më poshtë natën e parë që kryente marrëdhënie seksuale, me burrin e saj prej katër ditësh.
“Kur ishim të fejuar nuk bëmë gjë, sepse donte që virgjërinë time ta humbisja pas martese, pavarësisht se unë doja shumë dhe në fejesë. U martuam, por për sherr unë isha me menstracione dhe ai e dinte, ndaj nuk erdhi shpejt në shtrat. E unë po vdisja të ndjeja krahët e tij duke më përqafuar. Nejse, ditën e 4-t pas martese më kaluan menstruacionet, më 28 korrik 2010, filloi aksioni, më zhveshi, mua më vinte turp, dhe me kishte hyrë një frikë që as vetë nuk e di. Ai u zhvesh pa pikë turpi. Uaaa kur ja pashë, m’u duk super i madh, u frikësova (sot më duket normal). Provoi të më afronte, por po ndjeja dhimbje e fillova të dridhesha. Në fakt sot që e mendoj, atëherë nuk ka ditur të më afroje siç duhet, sepse duhen puthjet, ledhatimet, fjalët e ëmbla, por ai filloi aksionin për të parë nëse isha e virgjër. Jam dridhur shumë atë natë, dhe akti nuk u krye plotësisht, pata pak gjakderdhje, biles atij ju duk pak, do nxirrja nje kovë gjak unë apo jo?! Të nesërmen është kryer akti plotësisht, por të dridhurat e asaj nate nuk i kam harruar ende, për mua kanë qenë tmerr, e unë që e dëshiroja me padurim të qenit në krahët e tij, e që e imagjinoja natën e parë të jashtëzakonshme nga kënaqësia, më doli e kundërta. E sot ende i them bashkëshortit, që atëherë ai shoku mes këmbëve më është dukur i madh gazep, sot më duket normal.”
Gjak, lodhje dhe mungesë oksigjeni.
“Duke qenë se kishim blerë shtëpi tonën para martese, menduam se natën e parë do e kalonim aty, por jo. Prindërit e bashkëshortit donin që nusja, pra unë, të qëndronte disa ditë te shtëpia tyre, duke qenë se mund të kishim dhe vizita nga të afërm e gjëra të tilla. Kështu u bë. Mbasi u kthyem nga restoranti, super të lodhur normalisht, paak pa hequr fustanin e nusërisë më erdhën periodat. Yey, sa qejf! Më rrofshin intimot e ‘Victoria’s Secret’. Le më pastaj kur i tregoj amores, sikur ju morën mendtë në ato momente. S’kishte faj i shkreti se tre javë para dasme pa bërë gjë. Çfarë të bënim, gjithë ai stres i akumuluar për mbarëvajtjen e dasmës duhet të shkarkohej diku, kështuqë vendosëm ta bënim, dhe pse isha me karton të kuq! Tingëllon shpifur, por ishte seks goxha i mirë atë natë, dhe pse vetëm me pëshpëritje pa zhurma.”
Nata e parë, një zallamahi e madhe, por burri në fund ngriti flamurin e lirisë.
“Pasi dola nuse nga shtëpia shkuam në kishë ku vendosëm kurorë e më pas shkuam në shtëpi se në darkë kishim dasmën nga burri! Shtrihem e vdekur në krevat nga lodhja e pagjumësia, dhe fap hyri burri në dhome, më tërhoqi, pasi unë sinqerisht isha kaq e lodhur, sikur të më kishin droguar, dhe ashtu e bëmë por sdi ç'bëmë, se nuk e mbaj mend, vetëm burrin mbaj mend në fund që më tha 'edhe nusen e q**a’! Nuk ishte hera jonë e parë, por ishte hera e parë si të martuar! E unë ndoshta isha në kokërr të gjumit për kokrrën e qejfit!”
Katër ditë më vonë, ‘si zotërinj’.
“Pas 4 ditësh pa gjumë e dhimbje këmbësh e duarsh e lodhje pafund, si unë si im shoq ia kemi këputur gjumit deri në orën dy në drekë. Pastaj u ngrita, bëra pak muhabet me vjehrrën, pastaj erdhën ca gra nga fisi i vjehrrës për të bërë adete, budallallëqe, njëra nga ato ndenji për darkë, e sa lava enët unë e rregullova shtëpinë, burrin tim e kishte zënë gjumi. Ditën tjetër në drekë u nisëm për jashtë sepse jemi emigrantë. Sa shkuam në shtëpi, sa u sistemuam iku dhe nata e tretë. Vallahi neve na u deshën nja 4 ditë ta merrnim veten, pastaj i bëmë ato punë si zotërinj.”