Dikur notar profesionist në Suedi, Jimmy Sjödin mori propozimin për martesë nga i dashuri i tij, Patrick Huber në mënyrën më romantike të mundshme, që edhe ai vetë nuk e kishte menduar ndonjëherë.
Ata ndërmorën një udhëtim çift në Venecia, Itali, ndërkohë Jimmy nuk dinte asgjë ku po shkonin, apo se do të kthehej që atje me tjetër status. Ata u nisën me makinë nga qyteti ku jetonin, Mynihu, drejt Alpeve italiane, për ta përmbyllur në Venecia ku bënë dhe xhiron klasike me gondola.
“Nuk e kisha idenë se ky do të ishte udhëtimi i fejesës tonë,” tregon Sjödin që zor se e mban mend momentin e propozimit nga emocionet e mëdha. “Gjithçka mbaj mend është se më tha që donte të ishte gjithmonë aty për mua, të më mbronte, të ishte familja ime dhe ‘i dashuri im i përjetshëm’.”
Fotot e momentit special i shkrepi një fotografe profesionale, për të cilën Jimmy mendonte se ishte guida e xhiros me gondola.
Burimi: Cosmopolitan