Le të flasim për gjëra të rëndësishme: Çfarë të veshësh kur koha s’e ka ndarë mendjen si do të jetë? Tani jemi mes stinësh dhe të zgjedhësh rrobat në mëngjes është sfidë më vete. Në mëngjes ngrin, në drekë shkrin, pasdite qullesh dhe në darkë ngrin sërish, por më pak se në mëngjes. Zgjidhja më e mirë është shtresëzimi i disa veshjeve.
Fundi i mëndafshtë është i përshtatshëm edhe për ditën edhe për natën. Shtoni një pulovër dhe një xhaketë xhins për një look më të relaksuar dhe kombinojini me një palë këpucë të sheshta në print lëkure gjarpëri.
Egërsohuni pak me një pardesy me print leopardi. Luani me ngjyrën e çelët të pantallonave dhe tunikës. Balerinat si shpaka janë përherë zgjidhje e mirë. Të paktën këtë sezon.
Kombinoni xhinse me një bluzë me lule për një look të thjeshtë, por të menduar. Shtoni një pardesy të lehtë për mëngjeset e ftohta dhe një palë balerina për të sofistikuar pamjen.
Gjeni funde të gjatë dhe vishini me bluza të bëra me materiale të ngrohta dhe xhaketa lëkure. Mos i zhdukni motivet me lule nga garderoba akoma. Shtoni pak ngjyrë për ta bërë veshjen të lumtur dhe rrëzëllitëse.
Kuadrata, jakë golf, xhinse me fruda, ç’të themi më? Eksperimentoni me printet gjatë kësaj periudhe tranzicioni dhe zgjidhni një veshje që bie në sy, mbajini të tjerat të thjeshta.