Kolegët tuaj të punës mund të publikojnë foto nga pushimet kur të kthehen në zyrë në fillim shtatori, por jo ti. Ti ke gjëra më të rëndësishme për t’u shqetësuar në karrierën tënde dhe do t’i vëreni rezultatet në fund të muajit shtator. Prisni lajme të mira brenda datës 5 shtator. Profili juaj do të jetë në rritje dhe çdokush në profesionin tuaj, mundësisht në botë do të mësojë emrin tuaj.
Hëna e plotë e 5 shtatorit duhet t’ju gjejë të veshur bukur dhe me stil, se shancet janë të keni kontakt me median. Do të shpërbleheni për muaj dhe vite të tëra pune dhe më në fund do të shijoni lavdinë e merituar. Për të balancuar jetën publike me atë private, universi do t’ju dërgojë një sasi të pabesueshme energjie në jetën sentimentale. Hëna e re 19 shtatorit do t’ju sjellë shumë mundësi të reja. Nga ajo ditë e në vazhdim do të keni Afërditën, Mërkurin, Diellin dhe hënën e re, të gjitha në shenjën e Virgjëreshës, në shtëpinë tuaj të familjes. Mund të transferoheni, të arredoni, rinovoni dhe riparoni, zgjidhni synimin tuaj, kini besim se planet do të realizohen me shpejtësinë dhe lehtësinë më të madhe.
I vetmi problem është se partneri mund të mos i shohë si shumë të nevojshme këto ndryshime në shtëpinë tuaj, prandaj duhet të bisedoni me të. Zgjidhni me kujdes një arkitekt të zotë dhe analizoni stilin e tyre, nëse përshtatet me tuajin. Nëse nuk po planifikoni asgjë të re në lidhje me shtëpinë tuaj, me shumë mundësi do të merrni lajme të rëndësishme nga një familjar i afërt, mbase nga një prej prindërve tuaj. Interesohuni dhe qëndroni në kontakt.
Mërkuri nuk do të jetë më në prapavijë në datën 5 shtator, gjendje që nisi një muaj më parë në 12 gusht, megjithatë nëse po mendoni të nënshkruani një kontratë, lëreni për në 22-23 shtator. Përgatituni për udhëtime të shpejta dhe spontane. Ju i adhuroni planet e minutës së fundit. Shikoni mundësitë për të udhëtuar drejt vendeve të afërta në datat 3-4 shtator, mund të takoni miq dhe të kaloni shumë bukur, ndryshe nga rutina e përditshme.
Një tjetër periudhë ideale për të paketuar dhe për t’u nisur për rrugë do të jetë 15-17 shtatori, ditë në të cilat jeta dashurore do të jetë në formë të shkëlqyer dhe po ashtu edhe ajo shoqërore. Nëse doni të argëtoni miqtë në shtëpi këtë muaj, ditët e fundit të muajit janë ideale për të organizuar një festë në shtëpi. Dashuria, familja dhe udhëtimet do ta bëjnë këtë muaj shumë special për ju binjakë të dashur.
Eklipset e muajit të kaluar, e thanë fjalën e tyre dhe duket se e kanë fokusuar gjithë vëmendjen tuaj tek çështjet financiare. Këtë muaj, lajmet rreth parave tuaja do të jenë shumë pozitive dhe për më tepër do të merrni lajme shumë të lumtura përsa i përket karrierës suaj. Kushtojini vëmendje 1 ose 2 shtatorit për zhvillimit profesionale të cilat mund të ndodhin edhe nëse jeni me diku larg me pushime. Marsi aktiv do të bëjë që lajmet e reja të vijnë tek ju në një formë të pazakontë.
Përshembull, ju mund të hapni një gazetë dhe të shihni diku një shkrim të vogël pozitiv rreth jush. Çfarëdo që ju prisni të ndodhë, nuk do të ndodhë, por në vend të saj do të vijnë gjëra edhe më të bukura. Ditët e para të shtatorit do të jenë vërtetë shumë të rëndësishme për ju. Në 3 dhe 4 shtator do të merrni lajme të mira rreth një shume parash që prisni të merrni.Dhe kjo nuk është gjithçka! Më shumë lajme pozitive rreth financave do të merrni në 15-18 shtator dhe kësaj here burimi do të jetë ose dikush nga familja ose një klient i cili beson dhe do të punojë me ju.
Një pjesë e ëmbël e këtij muaji përfshin shansin për të patur një ndryshim të freskët të skenës. Gjatë ditëve të hënës së plotë, 5 shtatori mund t'ju gjejë diku larg dhe nëse është kështu, ka të ngjarë të lindin momente të papritura romantike që s'do t'i harroni lehtë.
Hëna e plotë do të sjellë edhe Neptunin plot shkëlqim, planetin e e ëndrrave, romancës dhe eksperiencave magjepsëse. Për të mos qenë i përjashtuar nga Neptuni, Plutoni do të ofrojë gjithë mbështetjen e tij në 5 shtator. Më specifikisht, ky planet përfaqëson partnerin tuaj, në dashuri/martesë apo biznes dhe pikërisht në këtë periudhë do të keni mbështetjen e tij të plotë, të cilën do ta vlerësoni shumë.
Një numër i madh planetesh po lëvizin drejt shtëpisë suaj të udhëtimeve dhe të komunikimit, me hënën e plotë tek Virgjëresha në 19 shtator, duke ju sugjeruar se mund të jeni sërish në rrugë rreth fundit të këtij muaji. Mund të ndieni nevojën për tu arratisur nga zyra, orët e gjata në të cilën ju kanë bërë paksa nervozë. Të jeni vetëm, në një kabinë në mes të një pylli, mund të jetë pikërisht ajo ç'ka doni vërtetë. Por gjithsesi, s'duhet t'i humbisni kontaktet me botën, të paktën jo këtë muaj.
Nëse nuk do të jeni duke udhëtuar, me siguri po merreni me disa marrëveshje biznesi që si rezultat do të kenë nënshkrimin e një kontrate. Ose, një alternativë tjetër është një bashkëpunim i mundshëm me vëllain apo motrën tuaj. Mund të jeni duke bërë biznes me vëllain tuaj, ose thjesht po përpiqeni të blini një shtëpi së bashku. Saturni do të jetë paksa në kënd të vështirë këtë hënë të re, kështu që përgatiteni veten, lista e gjërave që duhet të bëni do të jetë e gjatë, e detajuar dhe paksa e mundimshme, por mos harroni: Jini të mirë me veten!