Beauty > Lëkura

Nga e yndyrshme në e shkëlqyeshme: Arrini lëkurën që keni dashur gjithmonë

Nëse yndyra në lëkurën tuaj nuk ka fund ose nëse aknet janë banore të përjetshme, me siguri e keni vrarë mendjen çfarë po bëni gabim në rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës. Kryesisht, karakteristikat e lëkurës janë të trashëguara gjenetikisht. Pra, nëse është e yndyshme, s’ke ç’i bën, përveçse të përdorësh produktet e duhura për lëkurë të yndyrshme. Më poshtë gjeni shtatë mënyrat e duhura për ta shndërruar lëkurën tuaj nga e yndyrshme në të shkëlqyeshme.

Gjeni larësin e duhur. Duket e çuditshme, por larësit vajor janë bërë për lëkura të yndyrshme. Vaji në fytyrë merr me vete edhe sebumin dhe pastron pa zhveshur lëkurën nga lagështia e vet natyrale. Lëkura duhet të ndihet e butë, jo e tërhequr pas larjes. Nëse s’preferoni larësit vajorë, gjeni një produkt me acid salicilik, i cili jo vetëm pastron në thellësi, por edhe heq shtresëzimet që shkaktojnë puçra.

Ngadalë me tonerin. Në vend të përdorimit ditor të tonerit për të mbajtur nën kontroll yndyrën, përdoreni një ose dy herë në javë. Dhe nëse përmban alkool, mentol, pepermint ose kamfor, ndaloni së përdoruri fare. Përdorimi i tepërt i tonerit e than lëkurën dhe e bën më të cënueshme nga aknet. Irritimi sjell më shumë yndyrë.

Hidratoni, hidratoni, hidratoni. Një nga gabimet që bëhet më shpesh është mospërdorimi i një hidratuesi, sepse mendohet se lëkura e yndryshme është e hidratuar. Hidratimi është gjëja më e rëndësishme në gjithë këtë listë. Nuk është e nevojshme përdorimi i gjalpit shea apo vaji i arrës së kokosit. Kërkoni diçka me acid hialuronik ose glicerinë. Të dy veprojnë si sfungjerë të vegjël dhe e tërheqin yndyrën në thellësi dhe e mbajnë aty.

Merrni në konsideratë një retinoid. Gjithashtu i njohur si vitaminë A për lëkurën, i cili nxit kriijmin e qelizave të reja dhe është një ndër produktet më të mira kundra rudhave. Bën mrekullira dhe për aknet. I jep formë tjetër poreve dhe vaji del më me lehtësi, duke shmangur kështu shtresëzimin e papastërtive që krijojnë puçra.

Alternoni produktet e forta. Përdorimi i tepërt i produkteve intensive në lëkurë shkakton irritim me kalimin e kohës. Në lëkurat e yndyrshme, irritimi është më prevalent. Rekomandohet të përdoret një produkt intensiv në ditë. Scrub kimik sot, retinoid nesër.

Flisni me një dermatolog sa më herët. Brande dhe marka të ndryshme reklamojnë mite dhe të dhëna të pavërteta për produktet e tyre. Nuk keni pse hamendësoni ç’funksionon për ju, kur thjeshtë fare mund të konsultoheni me një ekspert. Sa më herët të flisni me dermatologun, aq më të lehtë do ta keni të shëroni problemet në lëkurën tuaj.

Bëni kujdes me zgjedhjen e grimit. Kur vjen puna tek lëkura, shmangni fondatinat që bllokojnë poret dhe që ndihen të rënda në lëkurë. Kërkoni tekstura të lehta që mbajnë në kontroll vajin dhe matifikojnë lëkurën. Pavarësisht produktit, lajeni fytyrën në momëntin e parë që vini në shtëpi, për t’i lënë kohë lëkurës të marrë frymë.

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm