Moda > Fashion News

Padashur, Kendall tërbon fansat: Ç'është ky çmim pa lidhje?

'Seriozisht e kanë?'

 

🌈🌈🌈

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on

Që sot e tutje, në sukseset e Kendall Jenner-it, shtohet  një tjetër çmim i cili do të mbahet mend për shumë gjatë në karrierën e saj. Ikonë mode! Por vetëm me një ndryshim, që ajo nuk është thjesht një nga ato ikonat me miliona ndjekës në Instagram. Kendall ka marrë një çmim të vërtetë duke i dhënë asaj titullin: ‘Ikona e modës për këtë dekadë’.

 

🍕🍕🍕

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on

Kaq u desh që rrjetet të shpërthenin nga komentet. Dhe problemi i tyre nuk ishte nëse 21-vjeçarja është modele e mirë apo jo, por në faktin se eksperienca e saj, nuk meriton një çmim të tillë.

Dhe reagimi i të gjithëve njëzëri ka qenë: “Çfarë? Kendall para 1 dekade ka qenë vetëm 11 vjeç. Kur u bë ikonë?”

“Unë e dua shumë Kendall-in, por përse duhet të quhet ikona e modës për këtë dekadë, kur gjysmën e saj ka qenë thjesht një fëmijë.”- shkruan në  Twitter një nga fanset e saj.

Nisur nga polemikat dhe konfuzimit që ky çmim shkaktoi, një nga përfaqësuesit e ‘Fashion Media Awards’, tregoi për Huffington se për botën e dixhitalizuar stili i saj është më frymëzuesi.

“Ajo ka rreth 83 milion ndjekës në Instagram dhe shumica prej tyre përpiqen të imitojnë stilin e saj. Kendall gjithashtu ka rrëmbyer vëmendjen e gjithë revistave të modës, fotografëve më në zë dhe markave më të famshme. Një ikonë mode është ajo që frymëzon pamjen e një gjenerate të tërë dhe këtu Jenner ka impaktin më të madh.”- sqaron ai të gjithë ata që s’u pajtuan aspak me çmimin e madh.

Artikuj të ngjashëm

. .