Moda > Street Style

10 kombinime vjeshte që nxjerrin në pah fashionista-n brenda jush

Edhe pse jemi të trishtuar që vera po ikën, garderobën më mbreësëlënse e ka vjeshta. Është sezoni i çizmeve mbi gju, materialeve luksoze dhe aksesorëve që të lënë pa fjalë. Ama, s’kemi pse dembelosemi dhe të rehatohemi me një palë xhinse dhe një bluzë.

Sandale dhe pellush
Nuk keni pse t’i hiqni qafe sandalet që në fillim të shtatorit. Të kombinuara me një xhaketë pellushi dhe të shoqëruara me gurë të shkëlqyeshëm, përcjellin kontrast dhe interes.
Tyl rrugëve të qytetit
Kur Carrie Bradshaë vishte funde tyl në Sex & the City të gjithë ishim ziliqarë për sa stil dukej. Ky version ama, është shumë herë më stil. Sipër xhinsesh dhe nën një xhaketë ushtarake, tyli merr një formë të re më transgresive.
Xhaketë bomber aty ku s’e pret
Me siguri, xhaketa bomber është bërë një zgjedhje e përditshme për shumë prej nesh. Për të përdorur elementin e surprizës, visheni me një kostum me lule të marrë nga vitet ’70.
Rikthimi i getave unike
Ditët e getave ngjyrë mishi ikën e mbaruan. Tani është koha për geta të zeza, me ngjyrë, rrjetë, me dizenjo a me shkrim si këto në foto nga Alexander Wang.
Pakëz si zonjë
Stofi ka namin e një cope të mërzitshme, por kjo s’do të thotë që s’mund ta veshim. Duke përdorur ngjyra kontrasti dhe duke veshur sandalet si shapka, materiali do të duket më në modë se kurrë.
Neon mbi gju
Çizmet lejla nga Balenciaga, të larta mbi gju, janë çizmet e këtij sezoni. Për të balancuar look-un, kombinojini me një pallto të gjatë bezhë.
Çantë beli shik
Dikur një çantë baballarësh e faturinosh, çanta e belit është aksesori i preferuar i çdo fashionista-je. Këtë vjeshtë, zgjidhni diçka në linja të pastra, veshur mbi një pallto njëngjyrëshe. Sa më ’90, aq më mirë.
Restaurimi i fustanit të plazhit
Printet me lule janë bërë për t’u veshur pavarësisht motit. Rizbuloni fustanin tuaj të preferuar me lule. Visheni mbi një pulovër të lehtë dhe qëndroni ngrohtë me një xhaketë pellushi të shkurtër.
Tuta ekstravagante
Është sezoni më i lavdishëm. Tutat e rehatshme të shtëpisë mund të vishen edhe jashtë. Një çizme me takë katrore dhe rozë nga koka tek këmbët, e bëjnë gjithçka të duket në modë.
Vëthë potentë
Teksa temperaturat bien dhe të gjithë duam të mbulohemi në dyzetë xhaketa, vëthët e mëdhenj dhe me gurë, rregullojnë çdo veshje.

Burimi: Elle

Artikuj të ngjashëm