Beauty > Thonjtë

Trendi i fundit i thonjve: 5 dizenjot e thjeshta dhe të shpejta

Ku kemi qenë më parë?!

Modeli i thonjve është dilema e pothuajse çdo muaji për vajzat dhe ashtu si pa kuptuar na merr kaq shumë nga koha jonë.  Por ajo ç’ka shohim është që gjithnjë e më tepër po shkohet drejt thonjve minimalistë dhe më kryesorja, drejt modeleve që mund të bëhen shumë lehtë në shtëpi, vetëm brenda pak minutave.

 

A post shared by @vip_screenshots on

1-Të shkurtër dhe të lyera deri në gjysmë të thoit me ngjyra pastel, si ky bojëqielli i lehtë.  Dora duket e pastër dhe shumë stil në të njëjtën kohë.

 

A post shared by @vip_screenshots on

2-Të gjithë llojet e vizave në një dorë  të vetme. Trendi i thonjve të dimrit të 2017-ës, përqafon vizat. Guxoni të luani me to në çdo lloj forme: horizontalisht, vertikalisht, diagonal apo sido që imagjinata ua kërkon.

 

A post shared by @vip_screenshots on

3-Këto janë ‘thonjtë eklipsues’. Pjesa më e madhe e lyer me të zezë dhe një gri metalike për thyerje bëjnë kombinimin perfektë.  Ky model tregon siguri, guxim dhe mbi të gjitha, kursen shumë kohë.

 

A post shared by @vip_screenshots on

4- Forma ovale e thonjve nuk njeh kohë dhe bashkë me të, ngjyrat e zbehta. Por trendi i fundit na mëson se duke vendosur në mes të tyre një vijë të hollë në mënyrë horizontale, thonjtë do të duken më shumë se finë.

 

A post shared by @vip_screenshots on

5-Siç duket, këtë sezon do të luhet shumë me ngjyrat dhe me mënyrat se si ne do t’i vendosim ato. Nuanca të ndryshme të së njëjtës ngjyrë, të lyera në forma nga më të ndryshmet. Si kjo këtu, që të krijon idenë e një kubi.

Burimi: Elle 

Artikuj të ngjashëm