A mund të ekzistojë vërtet një ngjyrë magjike që i shkon çdo tonaliteti lëkure? Hetuam dhe konfirmojmë që ekziston një ngjyrë e tillë. Lajm akoma më i mirë është që kjo ngjyrë është kudo në koleksionet e pranverë-verë 2017.
Ngjyrat e ndezura duket se do të jenë trend për goxha kohë, pasi i kemi parë edhe në koleksionet e vjeshtë-dimër 2017. Pra, është koha perfekte pë t’u ndjerë më të sigurt në ngjyrat që vishni. Pantone e deklaroi si ngjyrën e vitit dhe blogeret bien dakort.
Duke pasur mundësi zgjedhjeje gjithë spektrin e ngjyrave, që nga e verdha diellore e deri tek lejlaja legjendare, është e vështirë të gjesh cila ngjyrë komplementon tonin e lëkurës dhe cila ju bën të dukeni më mirë se të tjerat. Jo më. E kuqja primare është e vetmja ngjyrë që i shkon të gjithëve.
Është ngjyra në qendër të të gjitha ngjyrave dhe ka një ndikim të barabartë të tonaliteteve të ftohta e të ngrohta. Të dish ç’ngjyrë të shkon është vitale, pati të ndriçon veshjen, lëkurën, rinon dhe hollon figurën.
Me vrap gjeni pulovrat e kuqe!
Burimi: Who What Wear