Moda > Street Style

Nga pasarela në rrugë: 8 trende që u përhapën si zjarri

 

A post shared by @vip_screenshots on

Vera e këtij viti ishte e gjitha e fokusuar tek kthimi në kohë. Trendet e të djeshmes, si xhinse me bel të ulët dhe bluza bust të vockla fare, ishin kudo. Edhe pse është i dukshëm ndikimi i viteve ’90 në veshjet e sotme, ato që ne veshim sot, industria e modës i parashikoi që para një viti.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Përveç xhinseve me bel të ulët që s’i kërkoi askush dhe busteve të parehatshme, një material që s’ia merrte mendja kujt po riqarkullon sërish. Spandex, ose streçe si i thonë më popullorçe. Jo më i pantallon i gjatë, streçet vijnë deri tek gjuri, ose si trupore, ashtu si i përfshiu Yeezy në koleksionin e vjetshëm.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Off-White parashikoi ngritjen në pushtet të çantave të brezit dhe vetë Kim Kardashian e çoi trendin në një tjetër nivel. Më pas u ndoq nga Bella Hadid, Kendall Jenner e gjithë fashionistat e blogeret e mundshme.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Kashta rikthehet çdo verë, ama dizenjuesit tek Jacquemus thanë që do rikthehej që në shtatorin e kaluar dhe goditën edhe aksesorin në të cilin do ta shihnim më shpesh materialin. Kapele. Të mëdha sa një çadër.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Rozë për të gjithë dhe rozë kokë e këmbë. Valentino në të majtë dhe Selena Gomez në të djathtë.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Sensualiteti është fjala kyçe e të gjithë trendeve të këtij viti dhe asgjë s’është më sensuale se materialet e tejdukshme të veshura pa reçipeta.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Gjithashtu bluza korse nga Chloe që u panë kudo më pas.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Burimi: Vogue

Artikuj të ngjashëm

. .