Dashuri dhe seks > Sex

5 gabimet që bëjnë meshkujt në seks: Ç’po i pengon ta kënaqin gruan

Këto janë 5 gabimet më të përhapura të meshkujve në krevat, ato që e bëjnë jetën seksuale më të vakët dhe nuk arrijnë ta plotësojnë sa duhet një grua.

“Web MD” u këshillua me ekspertë seksi, dhe ja çfarë s’duhet të bëjë një burrë në krevat, nëse ka ndërmend ta kënaqë gruan e vet:

Gabimi nr. 1: Burrat mendojnë se seksi nis në dhomën e gjumit

Në fakt, eksitimi nuk ndodh kaq shpejt tek gruaja. Është një mbledhje ndjesish gjatë ditës: nëse e dëgjon, nëse i flet, nëse i kushton vëmendje dëshirave të saj; i kap dorën, e puth, e përqafon; pra, nëse e bën të ndihet e sigurt, është çelësi për të eksituar një grua. E thonë ekspertët.

“Një përqafim 30-sekondësh nxit rritjen e nivelit të oksitocinës, hormoni që tek gruaja krijon një ndjesi lidhjeje dhe besimi.”, thotë terapisti Ian Kerner.

Gabimi nr. 2: Të mendosh se e di çfarë i pëlqen asaj

Numri i grave që shtiren është po aq i madh sa 30 vite më parë. Nuk mund ta dish nëse po e shijon vërtet apo jo. Kështu që, në vend që të ndihesh i vetëkënaqur, pyete herë pas here nëse po i pëlqen një mënyrë e caktuar, si edhe sygjeroi diçka të re që mund ta bëjë të ndiejë më shumë.

Gabimi nr. 3: Ta bësh gjithçka me plan

Mos mendo asnjëherë se nëse funksionoi herën e kaluar, do të funksionojë edhe tani. Ajo që e eksiton një grua varet shumë nga gjendja emocionale, apo nga faza e ciklit menstrual në të cilën ndodhet. Kushtoji vëmendje dhe nëse nuk duket se po kënaqet, provo diçka të re dhe shiko si do të përgjigjet. Nëse i pëlqen, qëndroji asaj. Shumë gra ankohen se burrat kalojnë tek faza tjetër pikërisht kur atyre sapo ka nisur t’u pëlqejë.

Gabimi nr. 4: Ta lësh gjithçka në nivel fizik

Zgjeroje idenë për nxemjen. Shumë burra kanë maninë të stimulojnë fizikisht, dhe e lënë krejtësisht pas dore stimulimin mendor. Ndërsa burrat shijojnë atë që kanë përpara, gratë gjatë seksit vënë shumë në punë fantazinë. Bashkoju: kujtoi diçka apo përshkroji një fantazi seksuale.

Gabimi nr. 5: Të presësh të kalojë në orgazëm përmes penetrimit

Për 80% të grave, vetëm penetrimi nuk e bën punën. Kjo sepse shumica e pozicioneve nuk e stimulojnë klitorin. Megjithatë, ka mënyra të tjera për ta kënaqur.

“Gratë kalojnë në orgazëm më shpesh përmes seksit gojor sesa penetrimit.”, shprehet Kerner.

Por nëse keni të dy vullnetin e mirë që ajo të përjetojë kënaqësi përmes penetrimit, tregohu i afërt me të: afërsia përpara se të fillojë penetrimi rrit gjasat që ajo të kalojë në orgazëm.

Artikuj të ngjashëm