Moda > How to wear

S’ju kanë bërë sytë: Rikthehen xhinset më stil të viteve ’70

Është e qartë tashmë: Stili i viteve ’70 është mes nesh dhe të gjithë janë dashuruar pas tij. Funde kamoshi, këpucë me platformë, kjo dekadë është e pavdekshme dhe kur vjen puna tek stili i xhinseve, ’70-a mbretëron. Tani e tutje, frymëzohemi nga Cher.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Vërtetë duket sikur kjo ditë s’do të vinte më kurrë, ama xhinset me fund këmbane (ose kaubojs si i thonë në Shqipëri), janë më popullore e më të rekomanduara se kurrë. Kyçini xhinset e ngushta në garderobë dhe zëvendësojni me motrat e tyre më stil, më të lirshme e më lehtësisht të kombinueshme.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Rekomandohet një bel i lartë, fund sa më këmbanor dhe një takë katrore. Taka është më e rëndësishme se ç’mendoni. Nëse xhinset janë treçerekëshe, taka s’është dhe aq e nevojshme edhe pse rekomandohet. Gjithashtu, mund t’i vishni me çizme deri tek kyçi.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Një tjetër tipar i viteve ’70 dhe modës që karakterizonte dekadën janë xhepat katrorë, qofshin në xhinse apo xhaketa. Nëse s’jeni shumë të dhënë pas xhinseve kaubojs, mund të kanalizoni trendin me anë të xhepave.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Gjithashtu kopsat në vend të zinxhirit janë një tipar që vijnë nga katër dekada më parë. I japin veshjes veçanti dhe e bëjnë të duket si e dalë nga pasarelat pa punë fare.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Artikuj të ngjashëm