Nuk dimë ende si ta thërrasim veshjen e mëposhtme në shqip. Kominoshe s’është e përshtatshme dhe trupore është diçka tjetër, kështu që po e lëmë jumpsuit. Dhe kush nuk nuk e dashuron një jumpsuit të zi.
Është neutral dhe s’ka nëvojë për shumë punë për t’u stiluar. Nëse mërziteni me pamjen fillestare, mënyrat për ta kombinuar janë të pafundme. Mund të shtoni një reçipetë dantelle poshtë, mund të vishni një xhaketë xhins, këpucët ndryshojnë gjithë tonin e veshjes, etj.
Për një takim në mbrëmje ose për të kërcyer me shoqet pas mesnate, rekomandojmë këtë kombinim seksi me reçipetë dantelle, këpucë me takë dhe aksesorë të argjendtë.
Për impenjime më të lirshme, rekomandojmë këtë kombinim të pamundimshëm me një xhaketë xhinsi, një bandana si varëse dhe atlete borë të bardha.
Nëse mendoni se jumpsuit-i i zi është shumë i tepruar për t’u veshur në punë, mendohuni sërish. Me një jelek bezhë sipër dhe një golf të bardhë pa mëngë poshtë, do të dukeni profesionale menjëherë. Plus, shapkat nuk do t’ju vrasin asnjë moment.
Burimi: E!Online