Moda > How to wear

Fustani që i bën të gjithë të duken përvëlues: Si dhe me çfarë ta vishni

Mund të keni vënë re një tepri postesh në Instagram me fustanë të kuq kohët e fundit. Që nga motivet mel ule e deri tek jakat e mbyllura si këmishë, duket se fustani i kuq është kthyer në qendrën e vëmendjes. Ky është lajmi më i mirë i gjithë javës. Pse? Sepse është një nga trendet kryesore të koleksioneve të vjeshtës 2017 dhe më e rëndësishmja, të gjithë, të gjithë, duken bukur me një fustan të kuq.

Fustan "Iceberg"

E dimë që ka kohë që qarkullon si ide, por një veshje e thjeshtë, njëngjyrëshe ka potencialin të transformojë garderobën tuaj tërësisht. Jo vetëm garderobën, por edhe humorin tuaj. Po ashtu si fustani i zi, fustani i kuq është një ikonë dhe do të mbetet për shumë kohë lider i trendeve. Pra, fustanet e kuq s’mjaftojnë kurrë.

Fustan "Max&Co"

Por ç’stile janë të rekomanduar tani? Po ju këshillojmë duke u frymëzuar nga ata që e kanë veshur fustanin e kuq në tapetin e kuq plot herë. Zgjidhni gjatësi mesatare, poshtë gjurit dhe me mëngë, për t’i kombinuar me çizme deri tek kyçi.

Fustan "Manolo"

Ose mund të zgjidhni diçka në material të butë si mëndafsh ose të pushta për ta kombinuar lehtësisht me pulovra të thurura. Mundësitë janë të pafundme.

Fustan "Diane von Fürstenberg"

Artikuj të ngjashëm