Angelina Jolie e ka të lehtë fare të duket si fashionista, qoftë kur po çon fëmijët në shkollë me nxitim apo kur bën pazaret e javës. Stili minimalist i aktores është shembulli perfekt i si të dukesh yll me pak ose aspak përpjekje. Rasti në fjalë është ky look i Angelina-s kur po çonte fëmijët në një dyqan lodrash.
Jolie veshi një nga fustanet e saj të shumtë të gjatë sipër një palë pantallonave të lirshme dhe me dashje apo jo, dukej si një nga modelet e sfilatës së Chanel Resort 2015. Në të njëjtën linjë me sfilatë, Jolie hodhi krahëve një pulovër të madhe të thurur gri dhe e kombinoi çdo gjë me një palë sandale gladiator që japin iluzionin e këmbëve të zbathura.
Ky look dhe të tjerë të ngjashëm me të janë tipik për Angelina-n që ka kohë që jeton me filozofinë e një veshjeje të thjeshtë, të pamundishme, e mbi të gjitha të rehatshme. Pulovra i dha pak ngjyrë veshjes së saj të zezë kokë e këmbë ndërsa syzet e errëta theksuan më tepër sofistikimin e heshtur.
Burimi: Vogue