Beauty > Lëkura

Mos u shokoni, por letrat e lagura janë shkaku i gjithë të ligave

Gjithë të ligave në lëkurën tuaj duam të themi.

Kur jemi të rinj, kujdesi për lëkurën konsiston në frazën “s’dua t’ia di” dhe të fjeturit me fytyrën gjithë grim që rezulton në këllëfë jastëku të pikturuar. Me kalimin e viteve, ku u afrohemi të tridhjetave, e kuptojmë se duhet të sillemi me lëkurën ashtu si duam të sillet ajo me ne.

Një ndër gabimet më të mëdha që bëjmë kur vjen puna tek kujdesi ndaj lëkurës, është përdorimi i letrave të lagura për të pastruar grimin. Është e gjitha një gënjeshtër. Nuk pastrojnë asgjë. Kryesisht, letrat e lagura shpërhapin copëza grimi, pluhuri, yndyre dhe lëkure të vdekur në fytyrën tuaj dhe e lënë atë në një gjendje terrori që rezulton në irritim dhe skuqje.

Sipas Dr. Joshua Zeichner, drejtor i departamentit të kozmetikës dhe dermatologjisë në Spitalin Mount Sinai, letrat e lagura shkaktojnë irritim në lëkurë prej konservuesve që përmbajnë të cilët nuk lejojnë kontaminimin e letrave me mikroorganizma. Nëse nuk e lani fytyrën me një larës të mirëfilltë, ekziston risku i inflamacionit dhe akneve, thotë Zeichner.

“Jo vetëm letra e lagur, por edhe procesi i të fërkuarit të lëkurës është problematik. Të fërkuarit shkakton inflamacion të gradës së parë dhe ndikon në pigmentim dhe rrudhje të hershme të lëkurës,” shpjegon Zeichner.

Sigurisht, të pastrosh grimin me letra të lagura është më mirë se të mos e pastrosh fare, por kjo s’është ideologji që duhet ndjekur. Bëjeni ves që në momentin që hyni në shtëpi pas një ditë të gjatë, t’i drejtoheni lavamanit. Gjërat e rëndësishme në fillim, pastaj darka dhe çlodhja.

Burimi: Glamour

Artikuj të ngjashëm

. .