Ne shqiptarët jemi rritur siç duhet. Sepse jemi mësuar të mos i gjykojmë gjërat nga guna, por nga puna.
Prandaj s’para i kushtojmë fort rëndësi pamjes së pjatave që përgatisim, ose të paktën kemi shije krejt të tjera nga të huajt, kur shikojmë diçka dhe themi: “Mmmm... sa e shijshme duket”.
Këto gatime shumë të përhapura në vendin tonë mund të mos jenë autentike shqiptare, por janë bërë tashmë pjesë e kuzhinës sonë dhe i kemi përshtatur duke i shtuar atë që na pëlqen më shumë: yndyrë dhe mish, shumë mish.
Pra, le t’ia fillojmë me “plancat” ose në gjuhë letrare “plëndësat”.
Paçe me plëndës.
Plëndës në plan portret.
Vijojmë me mbretin e të brendshmeve, kukurecin. Aq i yndyrshëm, sa edhe i shijshëm.
Ne jemi tepër të drejtpërdrejtë për të ngrënë peshk që të ushqejmë trurin. Ne hame tru, tru qingji.
Meqë nuk ka qingja të këqinj, më të mirët shkojnë në hell.
Ose thahen dhe bëhen pastërma.
...ose suxhuk.
Por më e shijshmja nga të gjitha, gjella që ka edhe mishin, edhe dhjamin, edhe 6 lugë vaj për të skuqur qepën dhe 6 të tjera sepse, sa më shumë, aq më mirë, është tasqebapi. Injorojeni emrin francez "frikase" që përdoret për t'ua shpjeguar të huajve.
Kalojmë tek ëmbëlsirat. Kjo gjullurdia këtu do të kthehet në një ëmbëlsirë shumë të shijshme, që shërbehet për mirë apo për mort.
Është një hallvë.