Pak ditë më parë, në median e shkruar dhe jo vetëm, qarkulloi lajmi se ishte Hollanda ajo kërkonte rikthimin e vizave për shqiptarët që duan të udhëtojnë në zonën Schengen. Ky vendim, thuhej se do të merrej pikërisht për shkak të veprimtarisë së bandave kriminale, i cili është forcuar shumë së fundmi (lexo këtu)
Por versionin e vërtetë të gjithë kësaj e ka dhënë sot ambasadorja e Shqipërisë në Hollandë, Aida Sakiqi. E ftuar në studion e lajmeve të Top Channel-it, ajo ka sqaruar se një raport që tregon një vendim të tillë, nuk ekziston.
Përpos të tjerave, e pyetur nëse ka ndonjë shans që shqiptarët të pajisen sërish me viza, ambasadorja e ka mohuar në mënyrë kategorike.
“Ky rrezik nuk ekziston, është një vendim i shumë vendeve. Nuk ka pasur asnjë kërkesë të autoriteteve holandeze. Jam interesuar dhe kam marrë sigurinë se një raport i tillë nuk ekziston.”- është shprehur ajo.
Përveç kësaj, ambasadorja nuk e ka fshehur habinë që i ka shkaktuar interpretimi i një lajmi të tillë, duke na siguruar edhe njëherë, që shtetasit shqiptarë, mund të lëvizin lirisht brenda zonës Schengen siç kanë bërë deri më tani.