Të gjithave na ka ndodhur që teksa shohim fotot tona të vjetra, të pendohemi kaq shumë për make up-in që (nuk e dimë se si) zgjidhnim të bënim. Qerpikë shumë të gjatë, buzëkuq shumë të theksuar, konture më shumë se të dukshme dhe gjithçka tjetër si kjo.
Dhe sigurisht, pjesë e këtij grupi është edhe Kim Kardashian. Së fundmi, në faqen e saj të web-it, ajo tregon se shijet e saj në mënyrën se si zgjedh të trukohet, kanë ndryshuar. Gjithçka që Kim do shkon drejt natyrales.
“Gjatë gjithë këtyre viteve kam provuar trende të ndryshme bukurie. Është e çuditshme kur kthehem pas në kohë dhe shoh sa shumë kontur preferoja të vendosja, apo tone të shkëlqyshme për sytë. E ndërsa tani jam shumë minimaliste. Preferoj pamje të thjeshtë, por kjo s’do të thotë që s’më pëlqejnë ndryshimet.”- është shprehur Kim.
Përveç kësaj, pohoi se ishin pikërisht trendet që e bënë më shumë të famshme, ato për të cilat pendohej më shumë. Sigurisht, në biseda të tilla emri i Marios, grimierit të saj personal nuk ka se si të mos përmendet, duke qenë se në figurën e saj talenti i tij luan një rol shumë të rëndësishëm.
Burimi: Cosmopolitan