Dashuri dhe seks > Sex

Guida e saktë: Si të masturboni një grua

Gjithçka duhet të dini.

Të masturbosh partneren mund të jetë sfidë më vete. Ti nuk e ke idenë çfarë po bën dhe kënaqësia aty poshtë arrihet me ca truke shumë specifike, që dikush duhet t’jua mësojë (ne).Herën tjetër që tentoni të bëni magji me duart, kini parasysh pikat e renditura më poshtë:

Pyete çfarë do.

Ti nuk mund të hedhësh fall dhe absolutisht nuk mund të bazohesh plotësisht në eksperienca të shkuara me partnere. Njerëz të ndryshëm pëlqejnë gjëra të ndryshme. Nëse konsultohesh me të do ta keni të dy më të lehtë të arrini diçka.

Nëse gjithçka dështon, lërë atë të të tregojë çfarë do.

Të shohësh është shumë seksi dhe mundësia e vetme për të parë çfarë do partnerja. Kërkojeni të prekë veten përpara jush, është njësoj sikur e ndiqni në momentet më intime, kur askush nuk e sheh dhe kuptoni gjithçka ajo mendon brenda kokës së saj perverse.

Ndryshoni mënyrën si e prekni.

Duke bërë gjithnjë të njëjtën gjë nuk do të jetë edhe aq emocionuese. Provoni lëvizje të reja herë pas here. Prekni klitorin ndërkohë që dy gishta penetrohen brenda vaginës. Përdorini të dyja duart, do t’ju falënderojë në fund.

Nuk mund të bëni seks me gishta.

Nëse fusni dhe nxirrni gishtin nga vagina e saj si të ishte penis, nuk do qullosni gjë (me plot kuptimin e fjalës). Nuk është një penis dhe fatkeqësisht kjo është ajo që i bën gratë të mendojnë se e urrejnë masturbimin nga ana e partnerit. Bëjeni këtë ndërkohë që prekni klitorin, do të jetë më e këndshme.

Nuk ka vetëm një pozicion.

Rekomandohet që partnerja të ulet mbi gishtat tuaj dhe ju të ushtroni forcë tek dora dhe ta tërhqini drejt vetes. Jo vetëm që është seksi, por është një mënyrë e shkëlqyer që të mësoni se ku duan të preken, pa qenë nevoja për fjalë.

Keni dy duar, përdorini.

Luani me gjinjtë e saj, flokët, trupin, ndërkohë që me tjetrën i prekni klitorin. Ky është oment shumë intim që do ta bëjë edhe më të fortë lidhjen mes jush.

Prisni thonjtë.

Nuk mund ta themi kurrë mjaftueshëm sa e rëndësishme është kjo. Thonjtë e gjatë në vagina nuk janë higjienikë dhe janë të rrezikshëm. Nuk duam të ketë të lënduar në fund të procesit.

Lani duart.

Bëhet fjalë për një zonë shumë të ndjeshme të trupit dhe gishtat tuaj do të hyjnë brenda. Le të mos i shkatërrojmë gjërat. Plus, jeni edhe më tërheqës në sytë e partneres nëse shqetësoheni për shëndetin e saj.

Mos injoroni klitorin.

Pjesa më e madhe e vaginave kanë nevojë për stimulim klitoral për të arritur në orgazëm. Ndërkohë që shfrytëzoni të dyja duart, tregojini që po kënaqeni duke parë atë teksa kënaqet dhe rënkoni bashkë me të, kjo do ta eksitojë më shumë.

Filloni ngadalë.

Lëvizni shumë ngadalë dhe tregohuni të butë. Sigurisht jo nëse partnerja ju kërkon të kundërtëm.

Provoni gjestin ‘eja këtu’.

Fusni gishtin tregues dhe të mesit brenda në vaginë, dhe lëvizini sikur ftoni dikë t’ju afrohet.

Mos harroni lubrifikantin.

Si me të gjitha penetrimet, sa më i lagësht, aq më mirë. Përdorimi i lubrifikantit për të rrëshkitur gishtat më butësisht do t’i bëjë të gjithë më të lumtur. Dhe nëse ndryshoni herë pas herë nga vagina në vrimën e anusit, lani duart për të shmangur transferimin e baktereve.

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm