Moda > Fashion News

Vitet ‘90 më të fuqishme se kurrë: Rikthehen aksesorët e para dy dekadave

Siç e dimë, moda është portokall dhe herët a vonë trendet do të përsëriten. Veshje dhe aksesorë që konsideroheshin popullorë para 20 vitesh, janë sot moderne dhe shik. Nëse shihni revistat e 1997-s dhe ato të këtij muaji, do të gjeni pak a shumë të njëjtët aksesorë të sugjeruar për vjeshtën.

Si për shembull, çizmet sipër gjurit, një trend që nuk po lëshon kopertinat dhe e shohim në trupin e çdo modeleje e ylli Hollywood-ian. Një tjetër këpucë e rëndësishme është çizmja deri tek kyçi me print lëkure gjarpri. 20 vite më vonë rikthehet me ngjyra të zbehura në blu metalike dhe tone natyrale.

Pas këtyre, vihet re një prani e vëthëve të veçantë, shumëngjyrësh dhe rripave si rripa sigurimi. Në fillim e riktheu Gucci me tokëzën në formën e G-së ikonike dhe më pas Prada e përfshiu në koleksionin e verës së 2018-s për meshkuj.

Një aksesor që vjen dhe ikën janë syzet me xhama të verdhë. Pas tyre qarkulluan xhama në ngjyra të tjera, duke u bërë një zgjedhje e guximshme. U vunë re në sfilatat e Gucci-t dhe Acne për vjeshtë 2017.

Nëse keni ruajtur ndonjë nga këto aksesorë nga dy dekada më parë, jeni me fat. Nëse jo, modelet e sugjeruara më janë perfekte për të qenë në linjë me trendet.

Burimi: Vogue

Artikuj të ngjashëm