Moda > Fashion News

Nëse ende s’e keni ndarë mendjen, gjetëm çfarë çizmesh ju duhen këtë sezon

Të rehatshme dhe unike!

Sikur vetë Uggs të mos ishin sinonim i parajsës, Jeremy Scott i Moschino-s, që i ka dashuruar po aq sa ne, ka vendosur të realizojë një bashkëpunim. Stilisti ka krijuar një koleksion të limituar që do të dalë në shtator dhe nuk ngjason me asgjë që keni parë deri më sot.

“Bleva një palë Uggs klasike dhe rashë në dashuri. Nuk mund të lija të shkonte mundësinë për të bërë diçka timen,” shprehet Scott qartësisht i dashuruar me markën australiane të çizmeve.

I frymëzuar nga shpirti kalifornian dhe kultura e popit ndër vite në Los Angeles, Scott do të sjellë UGGS në 8 dizajne unike, të përshtatshme për gra, burra dhe fëmijë. Më të paimitueshmet e këtij koleksioni janë çizmet me gurë të çmuar të qepur me dorë, zgjedhur nga vetë Jeremy.

Secila çizme bëhet me dorë dhe do rreth 1 javë të përfundojë. Krijimet e këtij koleksioni pritet të dalin në treg me çmime nga 75 deri në 995 paund.

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm

. .