Beauty > Thonjtë

Makthet realitet: Kjo estetiste dekoron thonjtë me insekte të ngordhura

Uau, por edhe iu.

Nëse jeni nga ata persona që kërcen përpjetë kur sheh një merimangë mikroskopike në banjë, ju këshillojmë të merrni frymë thellë para se të vazhdoni të shfletoni më poshtë.

Deadly Beauty, një studio estetike, vendos buburreca, shtatëpikaloshe, merimanga të ngordhura dhe të tjera krijesa ngjethëse në thonjtë e klientëve.

Dhe nuk përdorin vetëm karkasa. Krijesa të vockla si kuaj deti dhe lëkurë e zhveshur gjarpri janë përdorur gjithashtu për të dekoruar dizenjot.

Nuk dimë të duartrokasim apo ulërasim.

Artikuj të ngjashëm