Moda > Fashion News

Për të mirën (e kuletës) tuaj, mos vishni të njëjtat këpucë dy ditë rresht

Të gjithë kemi një palë taka, atlete apo balerina që janë zgjedhja e parë në ditët kur nuk kemi durim të mendojmë për veshjen. I keni parasysh, këpucët me të cilët u dashuruat që në veshjen e parë dhe s’ju kanë vrarë kurrë. Sado t’i duam, nuk është mirë t’i veshim dy apo më shumë ditë rresht.

Gjatë kohës që ne i mbajmë veshur këpucët, materiali përbërës përthith djersën e lëshuar nga lëkura, gjë që është normale, por nëse vishni të njëjta palë çdo ditë, këpucët nuk kanë kohë të thahen dhe nuk e ruajnë formën.

Për këpucë më jetëgjata, alternoni zgjedhjet tuaja duke i lënë mjaftueshëm kohë çdo pale të thahet dhe rimarrë formën e duhur.

Dhe s’është puna vetëm tek djersa. Shumica e këpucëve kanë sfungjerë e struktura mbështetëse të inkorporuara në to. Pas një dite, këto struktura zbuten dhe sheshohen. Duke mos iu lënë kohë këpucëve të marrin veten, bëhen të parehatshme dhe ju shkaktojnë probleme ortopedike.

Tani keni dy arsye për të mos i veshur këpucët tuaja të preferuara.

Burimi: Business Insider

Artikuj të ngjashëm