Beauty > Lëkura

Tatuazhe aty ku s’e prisnim: Elegantë, por shumë të dhimbshëm

Fiks kur mendonim se kishim parë tatuazhe në çdo vend të mundshëm, një trend i ri në Instagram në kapi në befasi: Njerëzit po bëjnë tatuazhe të vockla fare në kutikulat e thonjve.

Pika, lule, shigjeta dhe të tjera imazhe elegante, këto janë dizenjot që po zgjedhin për të dekoruar zonën poshtë thonjve. Disa zgjaten në gjithë gishtin dhe disa po i kombinojnë tatuazhet me unazat e manikyrin.

Edhe pse ky trend është i adhurueshëm, po ju paralajmërojmë: Lëkura mbi kockë, si ajo në gishta, është vendi më i dhimbshëm për të bërë një tatuazh. Mund të mos jetë një zgjedhje ideale për ata që s’e durojnë dot dhimbjen.

Nëse po e konsideroni vërtetë, frymëzohuni nga dizenjot që gjetëm duke kërkuar në Instagram.

Artikuj të ngjashëm