Pas një kërkimi intensiv për ditë të tëra, policia katalanase ka konfirmuar vdekjen e 7-vjeçarit me origjinë britanike-australiane në sulmin terrorist të Barcelonës.
Julian Cadman ishte një nga 13 njerëzit që humbën jetën nga përplasja e furgonit në Las Ramblas të enjten. Bashkë me të ishte dhe e ëma, Jom, e cila ishte plagosur rëndë, por siç u raportua ishte stabilizuar në spital. Pas lajmit të policisë familjarët e të voglit të tronditur thanë se ‘do t’i mbanin mend gjithmonë buzëqeshjete tij dhe kujtimin e tij do ta mbanin në zemër.
“Julian ishte kaq i dashur dhe i adhuruar në familjen tonë dhe u mor barbarisht nga ne ndërsa shijonte peizazhet e Barcelonës me mamanë e tij. Ishte kaq energjik dhe argëtues, gjithmonë sillte buzëqeshje në fytyrat tona. Jemi të bekuar që e kishim pjesë të jetës tonë dhe do ta mbajmë kujtimin e tij si shumë të dashur në zemrat tonë.”
Ata falënderuan të gjithë njerëzit dhe ekipin e kërkimit për punën e palodhur. Menjëherë pas sulmit babai dhe gjyshja e Julianit udhëtuan nga Australia drejt Spanjës, ndërsa gjyshi nisi publikimin e fotos së tij në rrjete sociale, në mënyrë që të gjithë të ndihmonin sadopak në gjetjen e tij.
Burimi: BBC