Sot më shumë se kurrë njerëzit i drejtohen aplikacioneve të posaçme për të krijuar njohje të reja dhe do habiteshit sa shumë mund të mësosh duke i studiuar. Një platformë e ngjashme e quajtur ‘Hater’, që bashkon njerëzit në bazë të mospëlqimeve të tyre, ka analizuar gjithë të dhënat për të zbuluar se cilët nga përdoruesit e tij kishin më shumë fat me njohjet e reja.
Dhe në vend të parë, detaji që automatikisht i nxirrte djemtë jashtë loje, ishin pantallonat e shkurtra mbi gju, që vijnë në ngjyrë bezhë dhe kaki. Trendi i viteve ’90 është një JO e madhe që vazhdon të zmadhohet vit pas viti, por ka ende nga ata djem që mendojnë se pantallonat e shkurtra janë praktike, të rehatshme dhe mund t’i veshin në çdo rast (çfarë ju thotë truri?).
Një zotëri nuk vesh pantallona të shkurtra dhe nëse e bëni, përgatituni të rrini në këndin e beqarisë bashkë me ata që pëlqejnë Pokemon Go dhe kompjuterat Windows. Nuk e themi ne, e thotë shkenca.