Brenda 2 muajve Bashkia e Tiranës do të instalojë e-kioska për tërheqjen e certifikatave online në çdo orë të ditës. Ky sistem vetëshërbimi për marrjen e certifikatës do të na kursejë një sasi të madhe kohe, që aktualisht e shpenzojmë duke pritur në radhë në zyrat e gjendjes civile.
Tani, të gjitha të dhënat tona do të regjistrohen në një software, dhe për të tërhequr certifikatën, si për të tërhequr paratë në bankomat, do të duhet një fjalëkalim që ju jep akses në llogarinë tuaj, ose përmes kartës së identitetit.
Gjithashtu, tek e-kioska do të mund edhe të dërgojmë ankesa dhe kërkesa për Bashkinë e Tiranës.