Të themi të drejtën, të gjithë kanë dalë nga parukeria të paktën një herë me një ngjyrë flokësh tërësisht ndryshe nga ajo që donin. Midis frazave si mjalt, luleshtrydhe, karamel dhe kafe, përshkrimi i ngjyrës së dëshiruar është një sport më vete dhe keqkuptimet ndodhin. Të tjera gjëra themi ne dhe të tjera gjëra kuptojnë parukieret. Më poshtë gjendet një listë me shpjegimet përkatëse të termave më të përdorur mes profesionistëve të flokut.
Ngjyra bazë: Toni primar dhe thellësia (e çelët apo e errët) e flokut tuaj.
“Kjo është ngjyra që aplikohët në flok përpara shtimit të kontrastit apo teknikave të tjera, thotë Christophe Robin, themelues i një kompanie që prodhonprodukte për flokun. Baza juaj mund të jetë natyrale ose e lyer, por sidoqoftë është pikënisja e çdo vendimi në lidhje me flokët tuaj.
Si ta përdorni në një fjali: Ngjyra ime bazë është kafe e errët.
Fije të çelëta dhe errëta: Fijet janë seksione të flokut të lyera në ngjyrë tjetër nga baza. Të çelëtat janë dy deri në pesë nuanca më të hapura sesa baza, ndërsa të errëtat, dy deri në tre nuanca më të errëta se baza. Të dyja llojet ndihmojnë në krijimin e dimensionit. “Fijet e errëta i shtojnë ngrohtësi flokut dhe e bëjnë të duket më natyral ndërsa të çelëtat hapin ngjyrën,” thotë Robin.
Si ta përdorni në një fjali: Fijet do t’i japin flokut tim më shumë dimension.
Dimensioni: Tonet dytësore të flokut krijohen përmes kontrasteve të buta ose të forta mes ngjyrave.
“Dimensioni s’do të thotë domosdoshmërisht çelje. Mund të jenë tone më të errëta nga baza ose pa shumë dallim prej saj për të krijuar varietet të dritës dhe hijes në flok,” thotë Robinson.
Si ta përdorni në një fjali: Floku i lyer njëtrajtshmërisht nuk ka dimension.
Toni: Ngjyrat që reflektohen në flokë
“Është një term që përdoret për të përshkruar një ngjyrë specifike, si bjonde e artë, e kuqe bronz ose kafe e hirtë,” thotë Robin. “Të gjithë tonet ndahen në dy kategori: të ngrohtë dhe të ftohtë.” Tonet e ngrohtë përfshijnë bjonde e artë, bjonde luleshtrydhe, bronz, e zezë në kafe dhe mocha. Tonet e ftohta nga ana tjetër, bjonde e hirtë, e kuqe e fortë, gështenjë dhe e zezë obsidiane.
Si ta përdorni në një fjali: Floku im është bjond i hirtë dhe si rrjedhim ka tone të ftohta.
Kontrasti: Sa ndryshon floku juaj nga i errët në të çelët.
Termi kontrast i referohet diferenës nga ngjyra bazë deri tek fijet. Personat që kërkojnë një pamje më natyrale duhet të diskutojnë patjetër për kontrastin. “Zakonisht parukierët dhe klientët përdorin fjalën kontrast kur flasin nëse preferojnë fije elegante apo një look më guximtar,” thotë parukierja Hollyëood-iane Marie Robinson. Në flokët me kontrast të fortë, fijet janë shumë më të çelëta se baza dhe anasjelltas.
Si ta përdorni në një fjali: Preferoj fije me kontrast të ulët në krahasim me ngjyrën time bazë.
Në momentin që shpjegoni ç’ngjyrë doni, flisni dhe për personalitetin tuaj dhe rutinën tuaj të mirëmbajtjes së flokut. Nëse thjesht i lani dhe dilni nga shtëpia, kjo është shenjë që ndoshta një dekolorim total në bjonde platin nuk është zgjedhja e duhur për ju.
Ose në fund të fundit, një foto vlen sa një mijë fjalë. Sillni sa më shumë foto të ngjyrave tuaja të preferuara. Tregojini parukieres çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo përmes fotove.
Burimi: Elle