Beauty > Lëkura

8 gjëra që duhet të dini përpara se të bëni pastrimin e lëkurës

Përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, me siguri i qëndroni larg scrub-it, sepse nuk doni ta skuqni dhe të dukeni si domate. Nëse keni akne, sërish i qëndroni larg, sepse puçra të tjera, kujt i duhen? Por rezulton se scrub-i është i vlefshëm për të gjitha llojet e lëkurave.

Lëkurë e thatë. Do ta rrjepë scrub-i?

Jo. Në fakt scrub-i do ta ndihmojë lëkurën ta thithë deri në thellësi hidratantin. Por përpiquni të përdorni scrub-e të lehta, jo shumë të ashpra ndaj lëkurës. Aplikojeni çdo 2-3 ditë, pasuar nga një hidratant që ju pëlqen.

Lëkurë me akne. Do dalin puçra të tjera?

Qëndroni larg scrub-eve agresive që mund të shkaktojnë puçra. Përdorni larës me kokrriza me acid glikolik apo salicilik në përbërje. Ai do të largojë gjithë qelizat e vdekura që ju shkaktojnë puçrat e bezdisshme.

Lëkurë e ndjeshme

Scrub-et e forta ndalohen kategorikisht, por mund të përfitoni nga produktet e buta, që qëndrojnë pak në fytyrë dhe kanë aftësi pastruese. Përdorni një larës ose tonik të pasur me enzima frutash ose bimore, 2 herë në javë, për të pastruar butësisht në thellësi.

Lëkurë normale

Normale zakonisht do të thotë mikse: zona-T e yndyrshme dhe faqe të thata. Juve ju duhen përbërës me sodë buke në përmbajtje. Përziejeni me më pak ujë në zonën-T për të patur fërkim më të madh me lëkurën dhe më shumë ujë tek faqet, ku lëkura është e thatë dhe nuk doni ta acaroni më shumë. Përsëriteni këtë proces 2-3 herë në javë.

Në mëngjes apo në darkë?

Të dyja rastet janë OK, por nëse përdorni produkte me vitaminën A në përbërje, bëjeni para se të flini për efektivitet më të lartë.

Po nëse lëkura reagon keq?

Përdorni hidrokortizon 1% për të reduktuar skuqjet e lëkurës dhe ndryshoni larësin dhe hidratantin me një më të lehtë, derisa lëkura të qetësohet.

Përdorimi i scrub-it të trupit për fytyrën

Jo. Scrub-i i trupit është agresiv, krijuar për lëkurë më të trashë siç është ajo nga qafa e poshtë.

Duhet shmangur zona e syve?

Ka disa lloje pastruesish që janë enkas për zonën delikate të syve. Sigurohuni të kontrolloni gjithnjë etiketat dhe mos përdorni asnjëherë scrub.

Artikuj të ngjashëm

. .