Moda > How to wear

Ditët kur s’keni nerva, vishni xhinset e të dashurit: Ja si t’i kombinoni

Kur vjen puna tek të qenit komode, asnjë lloj pantalloni nuk është më i rehatshëm sesa xhinset në stil ‘boyfriend’, ose siç i themi ne, xhinset e të dashurit. Të lirshme, të përthyera dhe me dozën perfekte të maskulinitetit, këto look-e ju bëjnë të dukeni bukur edhe nëse kërkoni një pamje të pastër apo të pamundimshme. Edhe pse duket e lehtë për t’i kombinuar, këto xhinse mund të jenë më sfiduese nga ç’prisni. Në të tilla raste, mësojmë nga ikona mode që e dinë ç’po bëjnë. 

A post shared by @vip_screenshots on

Shumë femërore
Rihanna i bën të duken femërore xhinset e saj të gjëra me një bluzë elegante me mengë këmbane me fruda dhe taka me majë.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Bohemiane
Shtojini xhinseve të përthyera një ndjesi të papritur bohemiane duke i kombinuar me një bluzë të shkurtër të valëzuar. Ashtu siç ka bërë Hailey Baldëin në foto.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Elegante
Për t’i çuar xhinset një nivel më lart ose për t’i veshur darkave, provoni një bluzë shik me materiale luksoze si mëndafsh apo velvet si Zoe Kravitz. Sigurisht çanta dhe këpucët duhet të jenë të zeza.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Gati për vjeshtë
Për të trazicionuar butë drejt vjeshtës, kombinojini xhinset me një pardesy të pambërthyer bezhë dhe këpucë të sheshta.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Modele në të dielë
Ndiqni shembullin e Bella-s dhe vishni xhinse të çelëta, të grisura me një bluzë të vockël fare. Çizmet e bardha janë një plus. 

A post shared by @vip_screenshots on

Si pariziene
Për një pamje që bie në sy, por s’bie në sy, provoni kombinimin e Diane Kruger. Xhinse të grisura me një bluzë të thjeshtë dhe rrip të hollë.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Si çunat
Vishni bashkë rroba bazike për të krijuar një look të veçantë. Bluzë me mëngë, xhaketë lëkure dhe këpucë të sheshta.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Sensuale
Për t’u dukur si Lily Aldridge, stilojini xhinset me një bluzë të ngushtë me detaje lidhësesh. Këpucët janë në dorën tuaj, pasi shkon me çdo gjë.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Gati për kudo
Nëse keni një ditë të ngarkuar, frymëzohuni nga Margot Robbie dhe kombinojini xhinset e të dashurit me një bluzë me jakë golf, pardesy dhe balerina.

Burimi: Harper's Bazaar

Artikuj të ngjashëm

. .