Moda > Fashion News

Ato syzet e lira që mbani po ju dëmtojnë në mënyra që s’ua merrte mendja

Jo të gjitha syzet janë bërë njëlloj, edhe pse mund të tundoheni nga syzet pesë mijë lekëshe që shihni rrugëve, mos bini pre e tyre.

Syzet e diellit kanë detyrën fisnike të na mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit dhe të na bëjnë të dukemi sikur kemi dalë nga një skenë filmi. E mira është të mos mashtroheni nga imitimet e lira. Jo të gjitha syzet janë bërë njëlloj, edhe pse mund të tundoheni nga syzet pesë mijë lekëshe që shihni rrugëve, mos bini pre e tyre.

Edhe nëse keni vënë syze, drita mund të kalojë përtej xhamave dhe të shkaktojë djegie në sy. Shumë prej nesh nuk e dinin këtë, deri sa mësuam se xhamat e syzeve të lira janë të shtresëzuara me material mbrojtës vetëm në njërën anë.

Jo vetëm që ju dëmtojnë sytë, por edhe lëkurën rrotull syve, duke shkaktuar rrudha që në moshë të re. Optometristët rekomandojnë xhama të polarizuar nga të dyja anët për të shmangur dëmet.

"Nëse digjeni në sy, do ta ndjeni. Është ndryshe nga djegiet në lëkurë. Sytë ju skuqen dhe prej inflamacionit, ndjeni dhimbje, lotë dhe kruajtje shoqëruar me një ndjesi të lehtë djegieje,” thotë Dr. Janelle Routhier.

Routhier gjithashtu shton se një palë syzesh çfarëdo janë më mirë se sa asnjë palë syze. Nëse mund të përballoni vetëm ato të lirat, zgjedhja e duhur është t’i mbani vënë për sa kohë ka diell.

Burimi: InStyle

Artikuj të ngjashëm

. .