Metropolitan > Celebrity

Kim ka vjedhur diçka kur ishte 11 vjeçe dhe ju e merrni me mend ç’ishte

Ishte e thënë që Kim Kardashian do të bëhej e famshme një ditë. Një ndër aktet e para dhe të vetme të rebelimit të 36-vjeçares, ka ndodhur në prani të Nicole Richie-t.

“Kur Nicole Richie dhe unë ishim nja 11 vjeçe, shkuam në një dyqan kozmetike në Malibu dhe vodhëm buzëkuqë. Na dukej vetja gangsterre!” shkruan Kim në faqen e saj të web-it. “S’më kujtohet ngjyra, po ishte një nuancë kafe nga Revlon. S’isha fëmijë i lëvizur dhe ky është rebelimi më i madh i imi.”

Tani është një emër i njohur në botën e kozmetikës dhe kjo s’ndodhi rastësisht. “Kujtimi i parë me grimin është një moment kur unë dhe Kourtney përdornim gjithë produktet e mamit. Provonim gjthçka, po për çudi ishim të fiksuara me korrektorët dhe fondatinat. E lyenim kudo, në kuptimin e parë të fjaës, kudo.”

Gjithashtu: “Një vit, për Krishtlindje, babi na bëri dhuratë Kourtney-t dhe mua një seancë grimi me Joe Blasco. Isha 14 vjeçe dhe sa po mësoja të bëja grimin tim. Babi e kishte kuptuar që unë dhe Kourtney kishim qejf të lyeshim dhe na tha se nëse duam, duhet të mësojmë të lyhemi siç duhet.”

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm

. .