Teksa temperaturat bien, me trishtim do të na duhet t’i themi mirupafshim sandaleve dhe këpuceve të hapura. Fatmirësisht ka plot modele këpucësh të sheshta që do t’ju mbajnë këmbët mbuluar përgjatë vjeshtës. Jo vetëm që janë shumë të rehatshme, por edhe të bukura. Cilado nga këto këpucë do ta çojë veshjen tuaj në nivelin tjetër.
E mira e balerinave dhe shapkave është se mund t’i veshësh me çdo gjë. Qoftë me kostum spicë apo me xhinse dhe bluzë. Mundësitë për kombinime janë të pafundme. Gjithë frymëzimi që ju duhet për këpucët e vjeshtës është më poshtë.