Metropolitan > Celebrity

Dyfish Leonardo: Filmi i ri i DiCaprios është provë se fati ekziston

Një Leonardo që luan një Leonardo tjetër!

Një Leonardo që luan një Leonardo tjetër! Leonardo Dicaprio është zgjedhur protagonist në filmin që do të bëhet në nder të Leonardo da Vinci-t.

Kompania filmike, Paramount, mendoi se DiCaprio ishte perfekt për të luajtur gjeniun e shumë disiplinave da Vinci. Leo, jo vetëm që do të aktrojë, por do të ketë dorë edhe në produksion në filmin bazuar në librin biografik të Walter Isaacson.

Është diçka shumë e veçantë për aktorin, pasi atij ia vunë emrin në nder të da Vinci-t. Pak vite më parë, në një intervistë, ylli botëror shpjegoi origjinën e emrit të tij.

“Babai më ka thënë se ishin në muaj mujalti në Firence dhe po vizitonin galerinë Uffizi. Po shihnin një pikturë të da Vinci-t dhe në atë moment unë fillova të shkelmoja në barkun e nënës. Babai im e mori si shenjë dhe tha se djali ynë do të quhet Leonardo,” ka thënë DiCaprio.

Burimi: InStyle

Artikuj të ngjashëm