Metropolitan > Celebrity

Pa prit një sekondë: Mbretëresha do të heqë dorë nga froni?

Mbretëresha ka folur me rrethin e afërt të miqve dhe familjarëve në lidhje me planin e saj. Ajo ka ndërmend të dorëzojë kurorën kur...

Mbretëresha po përgatitet të abdikojë nga froni dhe të bëjë Princin Charles Mbret të Anglisë. Mbretëresha ka folur me rrethin e afërt të miqve dhe familjarëve në lidhje me planin e saj. Ajo ka ndërmend të dorëzojë kurorën kur të mbushë 95 vjeç.

Një nga punjonësit më të vjetër të familjes mbretërore foli rreth çështjes: “Nga respekti i thellë që Mbretëresha ka për institutin e monarkisë, Madhëria e Saj vendosi se do të heqë dorë nga froni në momentin që ka bërë gjithçka për vendin dhe popullin e saj. Ajo është njeri i detyrës.

Madhëria e Saj është e ndërgjegjshme për moshën e saj dhe do që kur të vijë momenti, tranzicioni të jetë i pametë. E di që Mbretëresha është menduar gjatë në lidhje me këtë dhe beson se nëse është ende gjallë për tre vitet në vazhdim, ajo e konsideron seriozisht dorëzimin e fronit tek Charles.

Nëse kjo ndodh, Princi Charles do të bëhet Mbreti më i madh në moshë kurorëzuar ndonjëherë. Nëse edhe ai abdikon nga froni, radha i takon Princit Ëilliam dhe pas tij, Princit 3-vjeçar, George.

Burimi: Mirror Uk

Artikuj të ngjashëm

. .