Prindërit Louise dhe Nikki Draven dhe djali i tyre, Star Cloud, janë familja e parë në Britani me gjini fluide. Ata po e rrisin fëmijën e tyre pa i mëshuar shumë faktit që është djalë.
Nëna e Star-it, Louise, u lind mashkull dhe do t’i nënshtrohet trajtimit për të bërë tranzicionin dhe të marrë trajtat e një femre. Babai, Nikki, është panseksual, u lind grua dhe ndonjëherë vishet si burrë, ndonjëherë si grua.
“Asnjëri nga ne nuk fiksohet shumë me gjininë që na caktuan në lindje,” thotë Nikki. “Nuk duam që fëmija ynë të rritet në të njëjtat kufizime që u rritëm ne. Jemi thjesht një familje normale.”
Star po rritet si një person me gjini neutrale, ose pa gjini. Prindërit i thonë që është person dhe jo djalë. Ai mund të bëjë grim, të lyejë thonjtë, të veshi rroba djemsh apo vajzash dhe të luajë me cilëndo lodër të dojë.
Vendimi i prindërve ka hasur kritika pozitive dhe negative. Shpeshherë ata ngacmohen në rrugë për mënyrën si duken, tallen dhe bëhen objekt bisede. Star është bërë viktimë bullizmi në kopësht, por asnjë nga këto s’i ka ndalur.
Psikologët ama, e mbështesin zgjedhjen e prindërve për të mos e limituar fëmijën e tyre. Është më mirë për fëmijët të kenë mundësinë të eksplorojnë interesat dhe aktivitetet pa u ndjerë i kufizuar. Prindërit duhet të jenë mendjehapur për mënyrën se si fëmija i tyre dhe identiteti i tij mund të zhvillohet e ndryshojë me kohën.
“Ai është i lumtur, i shëndetshëm dhe ne e duam shumë. Vetëm këto kanë rëndësi,” thotë Louise teksa e sheh të birin që luan.
Burimi: Daily Record