Metropolitan > Celebrity

Duket e çuditshme, por flokët e Michelle Obama-s i kanë fiksuar të gjithë

Dhe arsyeja nuk është diçka e pakët.

Michelle Obama u fotografua jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe fotoja po shkakton shumë polemika në rrjetet sociale. Shkak janë flokët e ish Zonjës së Parë amerikane, të cilët nxjerrin në pah sfidat që duhet të kalojë një grua profesionale në jetën e saj të përditshme.

Postimi në Twitter tregon Michelle-n me flokë natyrale kapur bisht. Modeli është drastikisht ndryshe nga mënyra si i stilonte gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë tetë viteve të qeverisjes së Obama-s,  Michelle ka drejtuar flokët çdo ditë.

Komentet për foton ishin më së shumti pozitive. Është hera e parë që Michelle shihet me flokë natyralë dhe kjo po ndodh pas shpërnguljes nga Shtëpia e Bardhë. Të tjerë sugjeruan se flokët e shtrirë duken më të paraqitshëm dhe më të përshtatshëm për një ambient pune, duke marrë parasysh pozicionin e saj si Zonjë e Parë.

Chimamanda Ngozi Adichie

Polemikat lindën sepse shpeshherë, për të mos thënë gjithmonë, flokët natyralë të grave afrikano-amerikane shihen si jo-profesionale dhe të papërshtatshëm për ambientin e punës. Autorja dhe feministja e famshme, Chimamanda Ngozi Adichie, u shpreh rreth faktit dhe tha se: “Nëse Michelle do të dilte me flokë natyralë gjatë fushatës presidenciale, Barack Obama nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet. Është e vërtetë. Është e trishtë dhe duket si një përfundim i cekët, por është i vërtetë.

Në të njëjtin përfundim me komentuesit e fotos bie edhe Google. Nëse kërkon për modele flokën që s’janë të përshtatshëm për një ambient pune, rezultatet janë një sërë grash afrikano-amerikane me flokë natyralë.

Nëse kërkon modele të përshtatshme për në punë, rezultatet janë gra kaukaziane, me flokë të shtrirë dhe lëmuar.

Dy modele flokësh duken si një teme tabloidesh dhe revistash limonatë, por realisht fshehin sfidat që hasin gratë afrikano-amerikane me racizmin modern.

Burimi: Attn

Artikuj të ngjashëm