Shëndeti > Dieta

Për të mbajtur trupin fibër në çdo kohë, ndiqni këto 7 rregulla të artë

Nëse duam të humbasim disa kilogramë, të gjithë na thonë të hamë më pak. Kjo, është e gabuar në fakt. Zgjidhja është të hash ushqime të shëndetshme mes vakteve dhe të ndjekësh rregullat e mëposhtme. Sa të mundeni, se dietat janë torturë për t’u mbajtur.

1. Proteinat mbi të gjitha
Proteinat duan më shumë kohë të treten se karbohidratet dhe do t’ju ngopin për një kohë më të gjatë. Disa ushqime të pasura me proteina janë vezët e ziera dhe frutat e thata.

2. Shmangni sheqernat
E dimë që sheqeri është gjëja më e shijshme në botë, por nuk po ju bën aspak mirë. Jo vetëm që s’ju ngopin, po ju bëjnë më të uritur dhe shkaktojnë dëme të mëdha për shëndetin në afatgjatë.

3. Dy vakte të ndërmjetme
Një mes mëngjesit dhe drekës, dhe një mes drekës dhe darkës. Vaktet e ndërmjetme parandalojnë të ngrënit e tepërt gjatë vakteve normale dhe nëse i planifikoni, janë të shëndetshme dhe ushqyese.

4. Kujdes me racionet
Vaktet e ndërmjetme, normalisht, duhet të kenë më pak kalori se vaktet normale. Rekomandohen 200 kalori dhe duhet të jenë të pasura me fibra dhe proteina.

5. Gatuani në avancë
Nëse hani kur jeni të uritur për vdekje, do të përfundoni duke ngrënë më shumë se ç’duhet dhe duke konsumuar vakte të pashëndetshme. Përgatitini vaktet tuaja në avancë që kur të vijë momenti për të ngrënë, t’i keni gati. Gjithashtu, fshihini gjëkundi çokollatat dhe patatinat që mbani nëpër shtëpi.

6. Mbani afër versionet e shëndetshme
Nëse keni neps për akullore, hani pak kos. Nëse keni neps për karamele xhelatinë, provoni fruta të thara. Nëse ju hahen patatina, konsumoni më mirë kokoshka. Pa kripë dhe gjalp ama.

7. Ujë para çdo gjëje
Nëse jeni shumë të etur mund të duket sikur jeni shumë të uritur. Ndonjëherë trupi se bën dot dallimin. Prandaj është e rekomandueshme të pini ujë kur zgjoheni dhe para se të hani.

Burimi: Women's Health

Artikuj të ngjashëm

. .