Nuk është hera e parë që Justin Bieber tenton të gjejë dashurinë në Instagram. Këtë radhë, fatlumja ose jo, ishte Jessica Gober, që pretendon se ylli i muzikës ka kontaktuar palestrën ku ajo punonte pasi ka parë një foto të saj dhe është interesuar rreth emrit të saj. “Mos vallë sapo ndodhi kjo? Justin Bieber sapo i dërgoi mesazh palestrës ku unë punoj dhe pyeti kush jam. Çfarë dreqin?” shkruan Jessica në Twitter të mërkurën.
Palestra në Savannah, Georgia, kishte publikuar një Boomerang të Jessica-s që pozonte me një pije energjike dhe bukuroshja që punon në palestër si recepsioniste dhe trajnere tërhoqi vëmendjen e Justin, që sa herë sheh një vajzë simpatike nëpër Instagram nuk nguron të gjejë me çdo kusht një formë kontakti.
“Kush është vajza në postimin tuaj të fundit?” shkruan Bieber në Instagramin e palestrës, pa kursyer edhe zemrat. Por këtë herë nuk i eci. 22-vjeçarja është e dashuruar dhe nuk ka nevojë për askënd tjetër, edhe nëse bëhet fjalë për një yll si Justin Bieber. “Kam gjithçka që dua këtu,” ka shkruar ajo dhe ka publikuar foto me të dashurin e saj.
Mbase Justin nuk hyn në preferencat e saj, por Jessica bën mirë të përgatitet, se me shumë gjasa do ketë pafund oferta.
Burimi: Daily Mail