Metropolitan > High Tech

Çdo gjë që duhet ta fshini urgjentisht nga Facebook-u juaj!

Sepse ai po e përdor kundër jush.

Facebook di shumë për ne, aq shumë sa e vetmja zgjidhje që na ka mbetur është ta vrasim. Ok në pamundësi të kësaj, duhet të tregohemi pak më të zgjuar dhe të fshijmë të gjithë informacionet që deri më sot ai mund t’i ketë përdorur kundër nesh. Mori fund! Shumë nga informacionet e ruajtura dhe të shpërndara në këtë rrjet social mund të përdoren me qëllim të keq, ndaj është e rëndësishme të keni kontroll të plotë mbi atë që shpërndani dhe atë që mbani për vete.

Interesat tuaja

Falë këtij opsioni, Facebook-u mbledh gjithçka që sipas tij është me interes për ju dhe orientohet dhe rreth reklamave që duhet t’ju nxjerrë. E bën këtë në dy rrugë kryesore: ju inkurajon të pëlqeni gjëra që të qëndrojnë në profilin tuaj dhe pastaj hamendëson rreth asaj që mund t’ju interesojë bazuar në pëlqimet dhe aktivitetet tuaja. Por ai informacion është privat dhe ju s’doni që njerëzit të dinë çfarë ju pëlqen. Prandaj hiqini interesat nga profili juaj, ose mashtrojeni Facebook-un duke i dhënë interesat e gabuara. Kjo do t’i dhembë.

Ditëlindja juaj

Ditëlindjet në Facebook janë kthyer në traditë. Të gjithë postojnë në murin tuaj dhe në fund të ditës ju i falënderoni për urimet. Por mund të jenë dhe në dëmin tuaj. Ditëlindja është informacion shumë i ndjeshëm që i jep njerëzve më shumë akses në bankën tuaj dhe në të tjera llogari personale. Prandaj më mirë rrini urtë.

Adresa

Adresën e shtëpisë nuk para ia tregojmë të panjohurve, pse duhet ta bëjmë këtë në Facebook? Njerëzit shpesh e vendosin adresën në evente ose në profilin e tye, por nëse duhet të ndani të dhëna kaq personale me dikë, më mirë bëjeni me mesazhe private.

Punën apo shkollën

Kjo mund të jetë një zgjidhje e mirë për të kontaktuar sërish me kolegë apo shkoët e klasës, madje edhe për të siguruar një vend pune të ri. Por mund të jetë dhe një informacion shuëm personal për njerëzit që po përpiqen të të arrijnë.

Informacione të vjetra të sikletshme

Kjo nuk lidhet shumë me sigurinë tuaj, por e bëjmë për të ruajtur dinjitetin tuaj. Facebook-u është kaq i vjetër dhe ka ndryshuar shumë, e me siguri bashkë me të edhe ju. Kjo do të thotë se diku nëpër të ju kanë ngelur foto, statuse apo publikime që nëse do t’i shihnit sot do mbylleshit ca orë të mira në dhomë dhe s’do donit të flisni me njeri.

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm