Metropolitan > Celebrity

Ndalohen djemtë! Miliona do hidheshin për të qenë në ditëlindjen e modeles

Vetëm vajza!

Arratisja e Cara Delevingne dhe një ushtrie prej 13 vajzash drejt Meksikës vërtet mund të ketë kushtuar më shumë se 100 mijë paund, por ia ka vlejtur çdo qindarkë! Ylli i pasarelave dhe së fundmi aktorja ka festuar 25-vjetorin vetëm me mikeshat e saj dhe dy motrat, në një aventurë që përfshinte gjithçka: plazhin, aventurat nënujore dhe sigurisht festat në jaht.

 

sublimeness

A post shared by Suki Waterhouse (@sukiwaterhouse) on

Dhe ne s’mund t’i falënderojmë mjaftueshëm për fotot me bikini të publikuara në rrjete sociale. “Jam kaq me fat që kam mikesha kaq të mira. Faleminderit që më frymëzoni dhe më mbështesni zonja #Sexico,” shkruan Cara që siç ka treguar nuk ka nevojë për asgjë tjetër veç diellit, argëtimit, energjive pozitive, miqve dhe sandaleve me gisht.

Në festën e saj fantastike të ditëlindjes ishin emra të njohur si Suki Waterhouse, Jaime Winstone, Georgia May Jagger, Adwoa Aboah, Alice Dellal, Clara Paget, Mary Charteris dhe motrat Poppy dhe Chloe Delevingne.

 

WE ❤️ @chaos

A post shared by Cara Delevingne (@caradelevingne) on

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm