Metropolitan > Kinema & TV

Ndahet nga jeta banori i Big Brother Albania 1: Shkak sëmundja e rëndë

Prej tre vitesh luftonte me nje formë të rrallë të kancerit.

Shkëlqim Brushulli i njohur nga të gjithë si Çimi i edicionit të parë të Big Brother Albania është ndarë nga jeta pas luftës 3-vjeçare me një sëmundje të rrallë dhe të pashërueshme.

Lajmi bëhet me dije nga vajza e tij për JOQ. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani, ku edhe kurohej prej vitesh për sëmundjen që e kishte prekur. E bija sqaron se Shkëlqimi ishte prekur nga një formë e rrallë kanceri që ishte shkaktuar nga një infeksion në gjak.

“Prej 3 vitesh kurohej në Gjermani, por sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta duke lënë një humbje të madhe tek të gjithë ne. Presim të sjellin trupin e tij në Shqipëri dhe t’i bëjmë përcjelljen e fundit. Bëj këtë lajmërim në mungesë të kontakteve të miqve të babait tim”, – thotë Esmeralda. Çimi ka lënë pas dy fëmijë, vajzën, Esmeraldën dhe djalin më të vogël.

Artikuj të ngjashëm

. .