Metropolitan > Celebrity

Diana bleu të brendshme seksi për të ndezur zjarrin me Charles, por ai...

Mbrëmja që mësoi me pahir se martesa e tyre kishte marrë fund.

Të tjera detaje vazhdojnë të dalin rreth jetës së princeshë Dianës, dashurisë dhe betejës me ‘personin e tretë në marrëdhënien e saj’. Një raport i shkruar nga Richard Kay, që thuhet se e njihte Diana-n më mirë dhe kolegu i tij Geoffrey Levy tregon detaje të plota që përshkruajnë rivalitetin e saj të hidhur me Camilla Parker Bowles.

Aty tregohet sesi Diana mendoi një plan dinak për të joshur të shoqin dhe për ta larguar nga dashnorja e tij, tani Dukesha e Cornëall, por dështoi. Raportet e publikuara nga Daily Mail flasin për një mbrëmje në vitin 1989, kur motra e Camilla-s, Annabel Elliot, festonte 40-vjetorin. Diana ishte ftuar, por askush nuk priste të shkonte. Ajo pranoi ftesën ditën e festës dhe Camilla mbeti e shokuar.

“Pse duhet të vinte ajo ku*vë e ndyrë?” mendohet të ketë thënë Camilla sipas anëtarëve të stafit kur mësoi se do të vinte në festë. Në atë periudhë Charles kishte rindezur flakën e vjetër me Camilla-n, ndërsa Diana kishte gjetur ngushëllim në krahët e James Hewitt.

Në atë kohë thuhej se çifti flinte në krevate të ndarë dhe pasioni mes tyre kishte vdekur. Sipas autorëve të raportit, kjo ishte nata që Diana mësoi me pahir se martesa e tyre kishte vdekur. Me shpresën se do ta fitonte mbrapsht, Diana kishte blerë të brendshme seksi tek Harrod’s, por vetë ajo i kishte treguar një personi të afërt se ndërsa admironte reflektimin e saj në pasqyrë, i shoqi i tha diçka që e shkatërroi: Dukesh qesharake!

Ky incident ndodhi 7 vite para se dyshja të ndahej përfundimisht dhe 8 vite para askidentit tragjik në Paris që i mori jetën princeshës së preferuar të britanikëve.

Burimi: Mirror

Artikuj të ngjashëm

. .