Dashuri dhe seks > Dating

Mos kërkoni më gjatë: Shpirtin binjak e keni patur para syve gjithë kohën!

Ka ardhur momenti t'i ktheni sytë nga ai/ajo.

Sa e mundimshme është të përpiqesh gjithnjë të njohësh njerëz të rinj, me shpresën se do nxjerrës diçka në dritë në fund dhe ai do të jetë ‘i duhuri’. Shkenca sapo na e bëri jetën më të thjeshtë dhe konfirmoi atë që një pjesë e jona e ka menduar gjithnjë: i dashuri ideal është shoku juaj.

Studiuesit në universitetin e Texas-it kanë zbuluar se sa më gjatë të njohësh dikë, aq më tërheqës do t’ju duket. Dhe kjo tërheqje nuk ka të bëjë aspak me pamjen e tyre të jashtme. Disa studentëve iu kërkua të vlerësojnë njëri-tjetrin në fillim dhe në fund të semestrit. Me kalimin e kohës vlerësimet rriteshin dhe ‘6’ kthehej në ‘9’ brenda pak javëve.

Çështja është se kur dilni me shokë, ju dini gjithçka është për t’u ditur dhe i pëlqeni për këtë. E dini ku duhet të shkoni për të ngrënë darkë që të kënaqeni të dy dhe nuk do ta keni aq të sikletshëm momentin e takimit me familjen dhe miqtë e njëri-tjetrit.

Vetëm dikush që ju njeh mirë mund t’ju bëjë për të qeshur derisa t’ju dhembë barku dhe vetëm dikush me të cilin keni një miqësi të fortë mund t’ju qëndrojë pranë në momente vërtet të rëndësishme.

Artikuj të ngjashëm

. .