Relationships > Dating

Shyqyr! Terapia që do t’i japë fund njëherë e mirë zënkave me partnerin

Numëroni deri në 10 dhe filloni terapinë.

Të gjitha çiftet grinden, që nga zënkat për fëmijët, të afërmit, paratë apo seksin, është shumë normale të keni mosmarrëveshje me partnerin, por nëse po bëhet diçka e zakonshme, mbase duhet të filloni të merrni masa.

Sipas një terapie të quajtur ‘Imago’ për të minimizuar zënkat në çift, duhet të ndiqni një praktikë shumë të thjeshtë, që synon analizën e ftohtë të arsyes së debatit dhe do ta bëjë më të thjeshtë për ju të kuptoni këndvështrimin e partnerit dhe anasjelltas nëpërmjet tre fazave: pasqyrimit, vlerësimit dhe ndjeshmërisë. Pra si funksionon?

Gjithçka duhet të bëni është të tregoni fillimisht atë që ju shqetëson. Njëri nga ju të dy duhet të sillet si ‘dërguesi’ dhe tjetri si ‘marrësi’. Dërguesi duhet të flasë për këndvështrimin e tij rreth problemit, ndërsa marrësi duhet të dëgjojë dhe të përsërisë mbrapsht atë që u tha, për të parë nëse e kuptoi apo jo. Thelbi është të ndërtoni një bisedë logjike pa qenë nevoja të mërziteni apo acaroheni. Hyni në një hapsirë neutrale, mirëkuptuese.

Fazën tjetër, vlerësimin, duhet të reflektoni dhe të kuptoni nëse bini apo jo dakord me atë që thotë partneri. Ai duhet ta dijë që ju e mirëkuptoni pozitën e tij.

Në përfundim përpiquni të futeni brenda botës së partnerit dhe të kuptoni se ç’aspekte të jetës së tij ndikojnë në sjelljet e tij në lidhje. Përpiquni të vendosni veten në vend të tij, jo do ta bëjë shumë më të thjeshtë të zgjidhni debatet mes jush.

Burimi: The Independent

 

Artikuj të ngjashëm