Nuk është aspak e thjeshtë të jesh Britney Spears. Ylli i muzikës pop ka fansa që e duan shumë, aq shumë sa e trembin. Gjatë një koncerti në Las Vegas, në momentin që Britney po këndonte këngën “Crazy” një burrë i identifikuar më vonë si Jesse Webb, 37-vjeç, u ngjit në skenë për t’u ndaluar me dhunë nga balerinët që shoqëronin këngëtaren dhe truprojat e sigurisë.
“Është çdo gjë në rregull? Çfarë po ndodh. Ka armë?” dëgjohet të thotë Spears e shqetësuar, pak para se ta largonin nga skena. Sipas TMZ, 37-vjeçari po shfaqte sjellje të çuditshme gjatë shfaqjes dhe pasi iu kërkua të largohet, u ngjit në skenë.
Pasi e larguan nga skena, fansat e Britney-t nisin të brohorijnë emrin e saj në shenjë mbështetjeje.
Burimi: The Independent