Çfarë po ndodh rreth nesh > Shqipëria

Aksidenton për vdekje kalimtarin, lirohet deputeti

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit.

Orët e para të mëngjesit të së shtunës, deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje një kalimtar në autostradën Durrës-Tiranë dhe është larguar nga vendngjarja, për t’u vetëdorëzuar në polici disa momente më vonë. Mësohet se viktima është Seit Sorra, 54 vjeç lindur dhe banues në Kus të Kasharit. 

Përmes një njoftimi për mediat, policia tha se kur mbërriti në vendngjarje, konstatoi një person në rrugë pa shenja jete dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51, Komisariati i Policisë nr.2 ka njoftuar që ishte paraqitur deputetit i PDIU Aqif Rakipi me automjetin e tij tip ‘Mercedes’ i dëmtuar në pjesën e përparme.

Burime tregojnë se Rakipi është liruar dhe do të hetohet në vazhdimësi në gjendje të lirë.

Artikuj të ngjashëm

. .